top of page
Writer's pictureEPost

“1 bukë apo tre”, gazetari i njohur degjeneron Ramën...

Në një kohë kur shumë qytetarë presin vendimin e qeverisë, që ndryshon javë pas jave për fundjavën, dilemat në kokën e tyre janë të shumta.

Kryeministri Rama, në një rast unikal padyshim në botë, edhe një vendim kaq të thjeshtë e njofton shpesh në rrjetet sociale, ndërsa sot e ka lënë që të bëj një lidhje live në Facebook rreth orës 15:00, çka mund të sillte dhe një dyndje të qytetarëve në orët e fundit që kanë mbetur sot të lirisë së lëvizjes.


Një shqetësim të tillë e ka ngritur dhe gazetari Erl Murati, i cili thotë se dilema më e madhe e tij është të blejë bukë për dy ditë, apo furrat do të jenë të hapura edhe nesër. Me nota të forta ironie ai shprehet se suspanca do të marrë fund kur kryeministri të dalë dhe të flasë ”lajv” në Facebook.


”Të blej 3 bukë për gjithë fundjavën apo vetëm 1 se dyqanet do hapen edhe nesër? Dilema ime ekzistenciale merr fund sot, në 14:45, në lidhje direkte. Mund të ma kishin thene që dje, por jo, “suspense” është pjesë e luftës. 1 apo 3 bukë? Duhet të ndjek patjetër ERTV “llajv” ndryshe do jem i detyruar të agjëroj”, shkruan gazetari, që në fakt, është shqetësim i gjithësecilit ditën e sotme.


Na mbetet të presim dhe pak minuta që të bëjmë llogarinë e bukës, pasi jo të gjithë e kanë luksin që ti mbajnë dollapet dhe frigoriferët plot, në një kohë që shumë qytetarë përballen me papunësinë dhe uljen e pagave.



633 views0 comments

Comments


bottom of page