Një numër prej 31 efektivash të policisë së shtetit janë arrestuar nga Shërbimi për çështje të brendshme dhe ankesat për abuzime të ndryshme me detyrën.
Në të njëjtën periudhë 33 punonjës policie u proceduan penalisht dhe u lanë në masa më të lehta si arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Në shumicën e rasteve të përfshirë në këto vepra penale janë efektivat me grada inspektor, dhe më pas vijojnë ata të patrullave rrugore dhe të patrullës së përgjithshme.
Sipas burimeve të SHÇBA më së shumti ankesat nga qytetarët për punonjësit e policisë vijnë për veprat penale shpërdorim detyre edhe favorizime.
Mosha me problematike janë efektivet e rinj. Nisur nga kjo situatë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano ka nënvizuar nevojën për shndërrimin e akademisë së policisë në një institucion publik të arsimit të lartë
Një ditë më parë 2 efektiv të policisë u arrestuan nga struktura e SHÇBA.
Sipas të dhënave 2 punonjësit njeri me detyrë specialist në qarkullimin rrugorë e ndërsa efektivja tjetër ishte në sallën e komandimin të kamerave bashkëpunonin me njeri tjetrin në nxjerrjen e informacioneve më qëllim favorizimin e personave të tjerë.
Comments