top of page
Writer's pictureEPost

400 euro vetem rripi I pantallonave…Ministria e Ramës me gusto




Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk tregohet ‘dorështrënguar’ kur vjen puna tek shpenzimet luksoze. Në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al është vënë re se marka e preferuar e Muzhaqit përsa i përket rripave të pantallonave është “Louis Vuitton”.


Në njërën prej fotove që shikoni, ministrja ka zgjedhur një me togëz ngjyrë gri (Metalizzato). Dhe çmimi i këtij rripi në faqen zyrtare është 400 euro.


Në një dalje tjetër, ministrja Muzhaqi ka zgjedhur të njëjtën markë, por këtë herë ndryshon ngjyra e togëzës e cila e afrohet asaj të floririt (gold). Në daljet e saj të dytë, sipas çmimit të referuar në faqen zyrtar, ajo ka shpenzuar jo pak, por plot 975 euro.

E në fakt, sipas pagës së deklaruar e të bërë publike tashmë falë skandalit me të dhënat personale, Muzhaqit i duhet të punojë afro një muaj për këto dy rripa pantallonash. Paga e ministrave varion nga 174 mijë lekë deri në 194 mijë lekë.



26 views0 comments

Kommentare


bottom of page