Dushi është një ndër aktivitetet që secili nga ne e bën me dëshirën më të madhe. Shpesh mund të ndodhë që në situata të ndryshme të kalojmë dhe shumë kohë pa bërë dush dhe kjo krijon shqetësim edhe tek vetja.
Ndërkohë më poshtë do të lexoni se çfarë i ndodh trupit nëse ju do të qëndroni dy ose tre ditë pa u larë.
Bakteret dhe djersa bëhen bashkë!
Nëse vetë djersitja nuk ka një erë, kur bashkohet me bakteret që ndodhen në lëkurë, situata ndryshon.
Aknet do të shumohen!
Aknet shfaqen për arsye nga më të ndryshmet në trupin tonë, por një prej tyre është mungesa e dushit. Nëse ju shtriheni për të fjetur pa larë fytyrën apo trupin, do të thotë se keni mbajtur gjithë natën papastërti dhe yndyrna në trup. Të nesërmen thuajini puçrrave të reja mirë se erdhët!
Në lëkurë formohen njolla
Kjo sigurisht ndodh në raste ekstreme, nëse nuk jeni larë për javë apo muaj me radhë. Gjithsesi është një efekt anësor që s’duhet t’ju dalë nga mendja.
Comments