top of page
Writer's pictureEPost

A është i vlefshëm 30 qershori? Sot merret Vendimi Perfundimtar.

Ditën e sotme do të mblidhet Kolegji Zgjedhor për të shqyrtuar ankimin e bërë nga Idajet Beqiri,t'u ç'regjistruar nga zgjedhjet e 30-qershorit. Do të vendoset nëse do të rrëzohet apo jo dekretimi i Metës për anulimin e zgjedhjeve.


Ditën e sotme do të mblidhet Kolegji Zgjedhor për të shqyrtuar ankimin e bërë nga Idajet Beqiri, pasi ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit.


Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë nga KQZ. me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, pra nuk do të zbatohet. Por, pas KQZ-së çështja kaloi në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka sot do të japë edhe fjalën e fundit.


Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e Idajet Beqirit për t’u çregjistruar atëherë bëhet i ligjshëm dekreti i Metës. Por nëse Kolegji vendos të kundërtën, pra të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, sikurse bëri edhe KQZ, atëherë rrëzohet dhe dekreti i Metës dhe zgjedhjet zhvillohen ne 30 qershor, me vendim gjykate.

11 views0 comments

Comentarios


bottom of page