top of page
Writer's pictureEPost

ALARMANTE/ Ky frut ekzotik rrezik per fëmijet tregoni kujdes



“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në fruta të lychee”, thanë zyrtarët e shëndetësisë sot.

Vdekjet janë raportuar nga dy spitale në qarkun Muzaffarpur të shtetit Bihar, pjesa lindore e vendit e njohur për pemët e të lychee.Të gjithë fëmijët shfaqën simptoma të Sindromit të Encefalit Akut (AES), tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Ashok Kumar Singh, duke shtuar se shumica kishin pësuar një humbje të papritur të glukozës në gjakun e tyre.‘Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar tashmë një njoftim për njerëzit që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë verës së nxehtë, kur temperatura shkojnë mbi 40 gradë Celsius’, tha Singh.Të paktën 40 fëmijë të tjerë që ankoheshin për simptoma të ngjashme ishin duke u trajtuar në spital.Shpërthimet e sëmundjes kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në Muzaffarpur dhe në rrethet fqinje që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin lychee. Në vitin 2014 nga e njëjta sëmundje kanë gjetur vdekjen 150 persona.

7 views0 comments

Comments


bottom of page