top of page
Writer's pictureEPost

Atentati në Durrës/ Sulmi ndaj Plaurent Dervishajt u realizua nga një skuadër me 5 persona...

Zbardhet dinamika, pesë autorët me role të ndryshme, por me objektiv të njëjtë për vrasjen. Autorët janë paguar nga një grup kriminal i fuqishëm në Durrës, grup ky që ka si aktivitet parësor trafikun e heroinës. Atentati që tronditi Durrësin, dyshohet se ka lidhje për një konflikt pronësie

Sulmi me armë në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija, është organizuar nga pesë persona, ku dyshimet e prokurorëve dhe policëve janë se autorë janë nga Durrësi dhe Shijaku. Ka indicia të forta se pesë autorët janë paguar nga një grup kriminal i fuqishëm në Durrës, grup ky që ka si aktivitet parësor trafikun e heroinës. Atentati që tronditi Durrësin, dyshohet se ka lidhje për një konflikt pronësie mes disa emrave të grupeve rivale në qytetin e Durrësit. Hetimet e kryera gjatë këtyre ditëve nga policia dhe prokuroria e Durrësit por dhe nga analizimi i të gjitha pamjeve filmike të sekuestruara në segmentin rrugor, nga janë larguar autorët e krimit, hedhin dritë se se në atentatin mafioz kundër Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe Bashkim Haxhija, kanë marë pjesë pesë persona


Në dinamikën e krimit që ka ngritur grupi hetimor, del e provuar se pesë personat kanë pasur role të caktuara dhe të ndryshme nga njëri-tjetri, por me një objektiv të vetëm, eleminimin fizik të Plaurent Dervishaj dhe miqve të tij.Një burim pranë grupit të hetimit i tha “Shqiptarja.com” se tre nga pesë personat shfaqen në vendin e krimit, ku dy shtetas qëllojnë plot 43 plumba kallashnikovi mbi makinën “Range Rover”, ku ndodhej Dervishaj, Meçe dhe Haxhia. Ndërsa personi tjetër i tretë që ka marë pjesë në këtë atentat është shoferi i BMË-së, i cili i ka afruar pranë objektivit dhe më pas larguar qitësit e skuadrës së vrasësve, të përbërë nga 5 persona. Nga analizmi i kamerave të sigurisë së disa bizneseve, është provuar se një person i katërt ka mbikqyrur të gjitha lëvizjet që ka bërë Plaurent Dervishaj, nga Durrësi në kalatën e portit të Peshkimit dhe më pas në fshatin Koxhas të Shijakut, pasi Plaurent Dervishi, kishte filluar punimet për hedhjen e themeleve dhe ndërtimin e një banesë private aty. Personi i katër ka qënë në rolin e survejuesit dhe informimit të grupit të qitësve që kishin marë përsipër të vrisnin Plaurent Dervishaj. Ndërsa personi i pestë sipas burimeve të grupit hetimor ka qënë një person që ka qëndruar në pritje të mbëritjes së BMË, prej nga u qëllua me breshëri automatiku. Ky person i pestë ka qëndruar në pritje me një automjet të bardhë, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugën dytësore, pranë kompanisë “Meshkurti”, ku sapo është afruar makina tip BMW, tre autorët i kanë vënë zjarrin me benzinë dhe më pas kanë hipur tek mjeti tjetër duke u larguar, duke mos u arrestuar sot e kësaj dite. Të gjitha pamjet filmike të sekuestruara por edhe 43 copë gëzhoja automatiku të gjetura në vëndgjarje prej disa ditësh janë ndërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore.


Sulmi i befasishëm Në momentin e sulmit automjeti drejtohej nga Juljan Meçe dhe në kohën që kanë mbërritur në dalje të rrugës nacionale në afërsi të ambulancës së fshatit Koxhas, dy persona të veshur sportive, dhe që në kokë mbanin kapele, kanë qëlluar 43 herë në drejtim të automjetit tip “Rang-Rover” me targë AA005MJ, për të realizuar vrasjen e personave që ndodhin në makinë. Drejtuesi i automjetit, Juljan Meçe i ka dhënë gaz automjetit duke e devijuar atë, por breshëria e plumbave, ka përshkruar pjesë të ndryshme të automjetit.



74 views0 comments

Comments


bottom of page