top of page
Writer's pictureEPost

Audicione për shfaqjen ‘Xhelatët’ në teatër, regjisori:Ekziston një lloj paragjykimi, që duhet thyer


Regjizori Qendrim Rijani

Shfaqja “Xhelatët” e autorit Martin McDonagh do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Gjatë këtyre ditëve regjisori Qëndrim Rijani, i cili jeton edhe punon në Maqedoni, ka nisur audicionet për rolin e Shirlit në ambientet e ArTurbinës. Aktorët e tjerë, që do të luajnë në këtë shfaqje ku mes tyre janë edhe Ndriçim Xhepa edhe Lulzim Zeqja janë përzgjedhur në bashkëpunim me institucionin. Regjisori teksa na rrëfen arsyen, se përse sjell në skenë një vepër, si “Xhelatët”, na shpjegon edhe përse është duke bërë audion vetëm për një rol, atë të Shirlit

““Xhelatët” është një vepër që është shumë e vonshme e Martin McDonagh. Është një ndër kryeveprat botërore, e vitit 2015, por që në vetvete ka një aktualitet të tmerrshëm me Shqipërinë. Vepra trajton dënimet me varjet pa gjyq në Angli, që paralelizuar me ngjarjet në Shqipëri gjatë kohës së kombinimit është shumë aktuale. Përse vetëm për rolin e Shirlit, sepse Shirli është një vajzë 15-vjeçare. Ndonëse unë i njoh shumë mirë aktorët shqiptarë edhe shfaqjet në Shqipëri i ndjek rregullisht shfaqja  kërkon një aktore shumë të re, të cilët unë nuk e kam parë në këto shfaqje”, shprehet Qëndrim Rijani.

Rijani përvecce kërkon që aktroja që do të përgjedhë, të ketë cilësitë që kërkon autori i veprës, McDonagh, shton edhe se duhet patjetër që të jetë edhe e guximshme

“Mua më duhet një aktore shumë e re, që mund të luajë edhe një skenë përdhunimi. Pikërisht kjo është arsyeja, sepse duhet që të bëj audicion. Vepra në vetvete ka shumë role të vështirë, sidomos me dhunën. Do të futen edhe histori të vërteta, të kuruara”, shton regjisori.

Deri më tani interesi ka qenë i madh, janë rreth 30 artiste të reja, që janë regjistruar për të qenë pjesë e këtyre audicioneve.  

“Unë bashkë me të gjithë teatrin jemi shumë të kënaqur. Janë 30 veta të paraqitur për një rol që ka specifikat e veta. Kjo do të thotë se ne kemi rreth 30 aktore të reja që po i shtohen tregut”, thotë Rijani.

Megjithatë, Rijani thekson se ekziston një lloj paragjykimi lidhur me audiocionet në Shqipëri, që duhet ndryshuar

“Duke u bazuar tek prurjet që kemi ne, besoj se nuk është kjo. Ne i kemi, por në tërësi në komunitet ekziston ky lloj paragjykimi, që unë mendoj se duhet që ta thyejnë, këta aktorë, sepse jo gjithmonë fajin e kanë ata që bëjnë audicione. Të gjithë studentët që janë në rrugën për t’u bërë aktorë, duhet që ta kuptojnë se gjëja e parë që i kanë thënë veten kur kanë hyrë në këtë degë është, lufta për këtë rol”, përfundon Rijani.

Në datë 6 qershor deri në 2 korrik regjisori së bashku me aktorët do të nis punën në tavolinë. Ndërsa, në muajin shtator shfaqja do të ngjitet në skenën e ArTubrinës

5 views0 comments

Comments


bottom of page