Një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës në Lezhë, pasi është rrëzuar nga skela.
Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore.
“Shtetasi është dërguar në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën”,- njofton policia.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Comments