Në orën 20:00 të gjithë qytetarët duhet të mobilizohen, të dalin në oborr, ballkone, verandë të shtëpive dhe të duartrokasin në nder të mjekëve, heronjve të kësaj lufte botërore me armikun e përbashkët të quajtur koronavirus. Kjo nismë, e thirrur nga ambasada e Bashkimit Europian, shkon për qytetarët shqiptar që t'u bashkohen qytetarëve europian, të cilët do të bëhen njësh me njëri-tjetrin për të nderuar bluzat e bardha që po vënë në rrezik jetën e tyre për të triumfuar në këtë betejë.
"Çdo natë në orën 8 qytetarët evropianë duartrokasin për të shprehur mirënjohjen e tyre të pafund për infermierët, mjekët dhe stafin mjekësor që janë në vijën e parë të pandemisë duke shpëtuar jetë. Ne do të marrim pjesë sot në mbrëmje me duartrokitje të përzemërta për profesionistët e kujdesit shëndetësor, kërkuesit, zjarrfikësit, policët dhe të gjithë ata që janë duke luftuar kundër virusit. Bashkohuni me ne duke duartrokitur sot në orën 20:00 dhe shpërndarë emojin", shkruan Ambasada e BE-së në Shqipëri.
Comments