13 shtetas shqiptarë, të cilët punonin në Tuz të Malit të Zi kanë mbetur në Shkodër. Ata kanë udhëtuar 4 orë në këmbë dhe tani presin një automjet për ti dërguar në banesat e tyre në Durrës.
Sipas tyre komisariati i Shkodrës nuk lëshon autorizim për transport dhe atë janë në mes të rrugës në një kohë që hotelet janë mbyllur. Ata kërkojnë të paguajnë dike për ti çuar deri në banese, ndërsa thone se shteti i ka braktisur.
Shqiptarët kishin 2 javë që punonin në Tuz, por pas situatës se kironavirusit atje i është kërkuar të largohen nga vendi.
Ndërkohe në kufi janë testuar nga stafi mjekësor dhe kanë marrë një autorizim që deklaron së janë të pastër nga covid 19.
Comments