top of page
Writer's pictureEPost

Covid- 19 në burgun 302? Gazetarja: 12 testime, asnjë përgjigje deri tani, ja si mund të ketë hyrë

Gazetaria e kronike Klodiana Lala ka raportuar nga burgu 302 se jane kryer 12 testime per Covid19 ku dhe dyshohet sa ka te burgosur te prekur.


Lala thotë se disa nga këto të paraburgosur kanë shfaqur simptoma prandaj kanë lindur dyshimet nga autoritetet.

Prandaj dy mënyrat të cilat mund të ketë hyrë COVID-19 në burgun 302 janë se disa prej të paraburgosurve kanë ndjekur disa seanca kohët e fundit për në Gjykata, por disa të tjerë janë të ardhur nga burgu 313 aty ku deri tani janë 17 të burgosur të infektuar, njëri në spital pasi është i moshuar me diabet si dhe një punonjës policie i cili po e kalon në shtëpi.


Më tej gazetarja Klodiana Lala raporton dhe një problem që ndodh tek burgu i grave ku disa prej të burgosurave, 22 të dyshuara janë diferencuar në mencë por janë bashkuar me ato të burgosura me probleme mendore që shkaktojnë dhe sherre.






176 views0 comments

Comments


bottom of page