Gledis Nano u shkarkua së fundmi nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas disa ngjarjeve kriminale në vend.
Mirëpo, Nano ka dhënë një intervistë në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole.
Nano ka thënë ndër të tjera se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano për televizionin francez, duke shtuar se është e paqartë nga ka rrjedhur informacioni.
Intervista e Nanos me Tv franzez është realizuar para se ai të shkarkohej nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Megjithatë Nano ka thënë se disa personazhe të botës së krimti janë arrestuar gjatë drejtimit të Policisë prej tij. “Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”.
Nano thotë më tej se shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të reformës në drejtësi, duke ngadalësuar punën e institucioneve ligjzbatuese.
Comments