top of page
Writer's pictureEPost

Dikush t’i mësojë shqipen”/ Gazetarja degjeneron deputeten analfabete të Kuvendit (FOTO)

Një shkrim skandaloz i publikuar në rrjetet sociale nga ana e një deputeteje, plotë me gafa dhe gabime drejtshkrimore, është denoncuar publikisht nga gazetarja e politikës, Esiona Konomi.

Në shkrimin e deputetes vihen re probleme të theksuara me gramatikën, ku mungojnë shenja pikësimi por edhe gërma në fund të fjalëve. Është pikërisht deputetja Aurora Mara ajo që ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan për mbylljen e sesionit parlamentar.

Ajo që bie në sy është mënyra se si Mara i ka shkruar shumicën e fjalëve, pa –ë, në fund.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Konomi shkruan se deputetja ka nevojë për ndihmë, duke ripostuar kështu statusin e deputetes Mara dhe duke i rrethuar fjalët që ka shkruar gabim.


53 views0 comments

Comments


bottom of page