Disa zona të Tiranës do të mbeten nesër disa orë pa drita në pjesën më të madhe të ditës. Shkak për këtë janë investimet në kabina.Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE, e cila thotë se “Rruga e Durrësit”, do të mbetet pjesërisht pa energji elektrike nga ora 9:00-15.
Gjithashtu stakim të energjisë elektrike do të ketë në rrugën “Gavril Pepo” dhe pjesërisht në zonën e Yzberishtit. Ndërprerja në rrugën “Eshref Frasheri”, dhe “Mehmet Brocaj” do të bëhet nga ora 9:30-15:00.
Stakimi i energjisë do të jetë më i zgjatur në kohë në rrugën “Rexhep Preza”. “Pandi Dardha”,”Njazi Meka”, “Agallia Tako”, “Ram Sadria”, ku do të bëhet nga ora 9:00 -16:00.
Comments