Pyetjes nëse Kreu i Shtetit do të ndërmarrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, nisur edhe nga kërkesat e dërguara në KQZ, për numrin e deputetëve aktualë dhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale,
Presidenti Meta tha se do të bëjë cdo veprim me shumë qetësi përgjgjshmëri.
“Presidenti do të bëjë cdo veprim me shumë qetësi përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së republikës dhe interesave të saj” – u shpreh Meta.
Në përfundim të koncerencës për mediat Meta theksoi edhe një herë se në Shqipëria ka vetëm një institucion që vendos për zgjedhjet dhe ky është Presidenti i Republikës.
“Presidenti është i duruar që të gjithë të kuptojnë se pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur në Shqipëri.
Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes.” – pëfundoi Meta.
Comments