Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka përçuar një mesazh optimizmi për të gjithë shqiptarët që po përballen me gjendjen e krijuar nga epidemia. Edhe pse nuk është viroza e parë në këtë planet, Dom Gjergj Meta shprehet se beteja për jetën duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja.
Nuk është as viroza e parë e as e fundit në këtë planet. E ne nuk jemi as brezi i parë e as i fundit mbi këtë tokë. Por beteja jonë për jetën sot duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja. Kjo sepse këtë jetë, e vetëm këtë, ne dhe tjerët, është e vetmja që kemi në dispozicion në këtë botë. E po ashtu ky është një parim që duhet të udhëheqë çdo zgjedhje tonën në të mirë të jetës, të shoqërisë e të botës ku na është dhënë të banojmë. Njerëzimi dhe jeta na tejkalojnë si individë, por përgjegjësia e secilit prej nesh është e domosdshme që asnjë hallkë të mos thyhet a këputet nga papërgjegjësia, sepse çdonjëri nga ne është një ngjarje unike në këtë planet e vlen shumë. Dikush thotë se jemi në luftë. Edhe luftërat i ka bërë njerëzimi e ka gjasa (Mos o Zot!) që do t’i bëjë përsëri.”
Comments