Dy raste të reja të dyshuara për COVID 19 në Pogradec janë dërguar për analiza në Tiranë.
Bëhet fjalë për dy vajza të reja, 22 dhe 23-vjeçe, të cilave u janë marrë tamponët për analiza.
Njëra është nga Pogradeci, tjetra nga një fshat i Pogradecit.
Burimet bëjnë me dije se 23 vjeçarja është studente në Tiranë ndërsa tjetra ka pasur kontakte me njerëz por nuk bëhet me dije më shumë.
Pritet rezultati i testeve me tampon për të parë nëse janë apo jo të infektuara nga koronavirusi.
Comments