Një operacion i rrallë është kryer me sukses në Mitrovicë.
Një 65-vjeçareje i është hequr një masë tumoriale që peshonte 15 kg. Operacioni është kryer nga një ekip mjekësh të përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë.
Priza.al mëson se masa tumoriale ishte në vendin e ngjitjes së zorrëve, përgjatë murit të barkut, një ndërhyrje shumë e vështirë, por që fatmirësisht ka rezultuar e suksesshme.
Gjendja shëndetësore e pacientit është e stabilizuar, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.
Comments