Tirana nuk do të kënaqet me më pak se 800 000 euro për kartonin e sulmuesit Ernest Muçi. Futbollisti 19-vjeçar, një nga më të mirët e Superligës, është kërkuar nga shumë skuadra në Europë, por presidenti Halili deri tani nuk ka pranuar
Kandidatët për ta marrë janë të shumtë, por deri tani nuk kanë kënaqur. Ernest Muçi është padyshim drejt largimit nga Tirana, por presidenti Refik Halili nuk ka dëshirë ta humbasë një nga talentet më të mirë të Superligës, në mos më të mirin, pa nxjerrë prej tij një përfitim të madh.
Burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dijë për televizionin se Halili nuk do të kënaqej me më pak se 800 000 euro për kartonin e 19-vjeçarit. Deri tani, kjo shifër nuk është arritur, dhe të njëjtat burime theksojnë se oferta më konkrete për sulmuesin ka ardhur nga Genti I Belgjikës që jep 400 000 euro.
Është folur edhe për shumë klube të tjerë nga Polonia, Zvicra, Austria, Turqia, Ukraina apo Suedia, madje flitet edhe për Veronën në Serinë A të Italisë dhe Shalken e Bundesligës gjermane. Ditën e sotme në skenë ka dalë klubi i Fenerbahce dhe mediat turke raportojnë se i riu po vëzhgohet nga skautët e tyre dhe nëse raporti do të jetë pozitiv, atëherë do të nisin edhe kontaktet për transferimin e tij.
Comentarios