top of page
Writer's pictureEPost

Fitoi 344.6 milion dollarë, numrat magjikë të lotarisë i gjeti në “biskotën e fatit”

Një qytetar nga Karolina e Veriut ishte fituesit fatlum i lotarisë “Powerball”. Numrat magjik që e shpërblyen me 344.6 milion dollarë, ishin ato që i kishin rënë mbesës, në biskotën e fatit, siç njihen ëmbëlsirat që kanë në brendësi letra me aforizma.

Charles Jackson tha se po drekonte në një restorant vietnamez me gruan dhe mbesën e tij, kur lexoi letrën me numrat fatsjellës.

“Ne ja japim gjithmonë asaj biskotat e fatit. Këtë herë i thashë ta ruajë fatin për mua. Pashë numrat dhe vendosa t’i përdor për llotarinë”, deklaroi fatlumi.

Xhekson, një pjesëmarrës i rregullt në lotari, tha se i ishte dashur të kërkonte ndihmën e Google, për të zbuluar sasinë e xhekpotit që kishte fituar.

Ndërsa ende nuk e di së çfarë do t’i dhurojë vetes, është i vendosur që disa prej parave t’i përdorë për bamirësi. “Thashë një lutje të vogël para hedhjes së shortit. I premtova Zotit se nëse do të fitoja do të jepja nga një milion dollarë 3 organizatave për fëmijë dhe ushtarë të plagosur’, zbuloi multimilioneri i ri.



5 views0 comments

Comentários


bottom of page