top of page
Writer's pictureEPost

Fotot/ Elvana Gjata nis pushimet në Durrës, me mashkullin e jetës së saj


Ndonëse Elvana Gjata e ka përfshirë gjithmonë familjen në karrierën e saj duke i përmendur prindërit dhe motrën në çdo intervistë që jep, përsa i përket fotove në Instagram ajo tregohet më e rezervuar.

Mbrëmjen e djeshme ka vendosur të “thyejë” rregullin duke na prezantuar për herë të parë babain e saj në rrjete sociale.

Elvana duket se ka kaluar një të diel shumë të këndshme në prani të familjes dhe me sa kuptojmë nga fotot që ka postuar, ajo e ka kaluar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit pranë detit e me diellin që zyrtarizoi dje çeljen e sezonit veror në Shqipëri.

Me siguri, Elvana po pushon këtë fillim qershori sepse vera do të jetë e ngarkuar me projekte për këngëtaren ndërkohë shpresojmë që gjithashtu të jetë duke punuar për ndonjë këngë të re sepse zakonisht gjatë verës, Elvana di mirë si të na i fitojë zemrat dhe të lancojë këngë që i përshtaten atmosferës së plazhit në përgjithsi./News31.al




5 views0 comments

Comments


bottom of page