top of page
Writer's pictureEPost

Gazetari gjerman ‘plas’ bombën: Nesër përgjime të reja në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri



Gazetari gjerman, Peter Tiede ka paralajmëruar se nesër do të publikojë përgjime të reja në lidhje me blerjen e votave në Shqipëri. Gazetari i cili tronditi themelet e qeverisë me përgjimet e tij, duket se nuk do ndalet me aq. Peter është një ndër personazhet më të komentuar prej ditësh në Shqipëri për shkak të publikimeve të videon skandaleve që lidhte Vangjush Dakon në mënyrë direkte me Avdylajt në lidhje me blerjen e votave. Herën e parë ai publikoi 6 video përgjime. Boldnews.al mëson se do të jenë plot 16 përgjime. Në përgjime e para dilin lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit krimial, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi. Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda tha se Dosja 339 e hapur në dhjetor të 2016 përmban akuzat për 74 persona në bashkëpunim nga prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh e deri te ndikim i paligjshëm në zgjedhje. Sipas drejtueses së kësaj prokurorie, Donika Prela, vitin e parë dosja u hetua vetëm për “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, si dhe “Pastrim i veprimtarisë kriminale”, ndërsa vitin e dytë me një prokuror të dytë u shtuan edhe akuzat “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Korrupsion aktiv e pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore”. Më pas dy prokurorë të tjerë, tha ajo, shtuan në dosje edhe 40 emra të tjerë si dhe akuzat shtesë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, “Falsifikimi i dokumenteve”, “ Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, etj të kryer në bashkëpunim si një grup i strukturuar kriminal. Hetimi përmban gjithsej 624 CD me regjistrime telefonike dhe 115 DVD. Nga këto janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019.Të gjitha cd e administruara kanë qenë të patranskriptuara në tërësi dhe vijimësi, por ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

3 views0 comments

Comments


bottom of page