top of page
Writer's pictureEPost

Gazetarja shpërthen në mallkime dhe publikon pamjet (FOTO)



Një tjetër denoncim për produktet aspak të kontrolluara që hidhen në treg është bërë nga një gazetare. Klodjana Haxhiraj ka publikuar në rrjet foto nga një shalqi që ka blerë, ndërsa e revoltuar ka shpërthyer në mallkime ndaj fermerit që ka përdorur, ndoshta pesticide, duke krijuar një monstër. Komenti i plotë i gazetares: Shalqini i pare i këtij sezoni që hapa këtë mëngjes ?. O fermer qe ke rritur këtë monstër, ty të marrte driten e syve monstra që ke rritur! Unë e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin ! O fermer të zente haku i bebes time që ushqej akoma në bark o monster që me shtive në mallkime që në pikë të mengjesit! Me radhë i zëntë që nga fermeri, agronomi , ai i Aku-së, e deri tek më i madhi që del e më thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njollë të zezë qe e zeza ju mbulofte sytë mostra!


A ka kontroll në ketë vend, në fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermerët mostra, e nga strukrurat berë palë me ta? Ai ligji që të denohen me tre vjet burg ku është??

1 view0 comments

Comments


bottom of page