top of page
Writer's pictureEPost

Gjenden 100 mijë euro nga paratë e grabitura në Rinas, arrestohet personi që informoi autorët




Policia dhe prokuroria e krimeve të rënda zbulojnë informatorin e grupit kriminal që realizoi supergrabitjen e miliona eurove në 9 prill, brenda aeroportit të Rinasit. Në pranga ka rënë Hasan Kanaçi, i cili mbante detyrën e agjentit të cargos, në aeroportin Nënë Tereza. Arrestimi i 48 vjeçarit është mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Tiranë. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartmonedha të ndryshme, për të cilat ka dyshime të forta se i përkasin shumës prej 4.6 milionë eurove të grabitura në Rinas më 9 Prill dhe të cilat do të transportoheshin me avion nga Shqipëria drejt Vjenës. Burime për Report TV bëjnë me dije se Kanaçi ishte agjenti që merrej me ngarkesën e vlerave monetare në aeroport dhe kishte dijeni për oraret fikse se kur vlerat monetare mbërrinin e futeshin në barkun e avionit. Lidhur me këtë fakt, grupi hetimor ka dyshime të forta se 48-vjeçari ka njoftuar grupin kriminal për orarin e lëvizjet që do të bënin automjetet që po transportonin shumën e parave. Mbi Kanaçit rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim”, ” Grupi i strukturuar kriminal”, ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative. Kanaçi është personi i 7 që përfundoi në pranga lidhur me grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit. Më herët në pranga janë vënë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi. Dëshmia e këtij të fundit zbuloi grupit, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndërkohë që në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement e Eldi Çala, si dhe Talo Çela.

7 views0 comments

Comments


bottom of page