top of page
Writer's pictureEPost

Goditja e turizmit/ Klosi zbulon rregulloren për të bërë plazh: Do merret...

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka deklaruar sot se sektori i turizmit do të jetë më i prekuri nga pandemia e koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën.

Klosi tregoi se e gjithë industria e turizmit po shikon të gjejë veten, të gjejë mekanizma të rinj për të dalë nga ky ngërç dhe për të patur mundësinë të zhvillohet në kushtet e momenteve në të cilat ndodhemi.


“Shpresoj shumë që viti 2020 të mos jetë viti i rrëzimit të turizmit, por të jetë një vit i goditjes, një vit që do të shërbejë si një platformë të rikthejë në 2021 ato standartet e 5 milionë turistëve që pati 2019-ta. Turizmi është akoma në fazën e tij të zhvillimit dhe si i tillë është shumë mirë i administruar nga pikëpamja e burimeve njerëzore”, u shpreh ai në një lidhje me Tv T.


Ndërkohë, për plazhin këtë verë, Klosi tregoi se do jetë më i reduktuar dhe pushuesit do duhet të marrin leje të E-albania.


“Nuk bëhet fjalë ta gjykojmë tani se pyetja më e vështirë është se kur do të mbarojë pandemia por ne po përgatisim së bashku me Ministrinë e Drejtësisë një rregullore të re të plazheve. I kemi dedikuar një punë të mirë sigurisë së jetës së njerëzve dhe rrezikut të mos përhapjes së pandemisë në vendin tonë dhe kjo do të kërkojë punë, do të kërkojë detaje se si do të menaxhohet më ndryshe, por një draft të parë e kemi me rregulla të përcaktuara qartë me distancë të madhe nga çadrat e plazhit, me një botë tjetër që nuk do të tentojë të ketë festa dhe parti masive në bregdet, por do të jetë një turizm familjar, një turizm i qetë dhe natyrisht duke marrë leje të E-albania.




355 views0 comments

Comments


bottom of page