Gazeta “Shqip”, e cila ka dalë në treg në vitin 2006 me numrin e saj të parë dhe që është pjesë e grupit mediatik Top Media, pas 10 vitesh vendosi të mos dalë më në versionin print.
Kështu, që prej vitit 2016, nuk ka dalë më në treg në versionin print, por vetëm në atë online.
Drejtuesit e saj në atë kohë, thanë se kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, dhe se do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.
Ky vendim vinte pas rënies së lexuesve dhe rrjedhimisht uljes së tirazhit të gazetës, pra e thënë qartë pas falimentimit.
Por, ndërkohë që ka falimentuar në versionin print, tashmë gazeta e Vjollcës dhe Blushit, e kthyer në portal, ka gjetur një tjetër mjet mbijetese, duke sulmuar “armiqtë”.
Së fundi gazeta e falimentuar e Vjollca Hoxhës, ka sulmuar ministrin Arben Ahmetaj.
Në një shkrim të publikuar në këtë gazetë një ditë më parë, ndër të tjera thuhet se “Skema e Arben Ametaj është vendosur në shërbim të disa oligarkëve apo njerëzve që kanë para cash, të papërdorur në qarkullim dhe kërkon të provokojë atë që quhet faliment selektiv.
Pra, përmes kontrollit mbi bankat falimenton kë të dojë për ta mbyllur në dobi të një konkurrenti, ose për ta blerë lirë. Kjo është skema nën rrezikun e së cilës janë sot shumica e kompanive shqiptare. Këtë skemë mund ta bëjë vetëm dikush si Ahmetaj që drejton në emër të grupeve që teprica në cash dhe janë vërsulur për të blerë lirë.
Mesa duket drejtori i Top Channel, Ben Blushi ose merr para nga qeveria per Top-in dhe luksin e biznesit qe drejton ose plas. Dhe për këtë nuk kursen as qeverinë, kur në fakt në Top Channel bie në sy koha dhe mbeshtetja për Veliajn dhe Inceneratorët dhe sulmi kunder ministrit sepse nuk fut në paketë lekë për Top-in.
Kujtojmë këtu se Top Channel, ishte ndër të parët që kërkoi që mediat të futeshin në paketën e ndihmës së qeverisë në kohë “lufte”. Por pas përgjigjes së kreut të qeverisë, se nuk do të japë para për emisione komerciale, gazeta e Blushit dhe Vjollcës ka gjetur një tjetër formë. Atë të sulmit ndaj ministrit Ahmetaj
Commentaires