Policia e Hasit ka vënë në pranga 17-vjeçarin, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin, ku si pasojë tre persona mbetën të plagosur.
Në pranga u vu shtetasi I.L., i cili si pasojë e aksidentit mbeti edhe vetë i plagosur.
"Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip "Golf", në aksin rrugorë Kukës-Krumë, në vendin e quajtur “Ura e Pekës”, është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin L.P., 39 vjeç, banues në Krumë. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit I.L., L.P., si dhe pasagjeria shtetësja L.P., 14 vjeçe, (e bija e drejtuesit mjetit tip "Opel", sqaron policia.
Aktualisht të dëmtuarit ndodhen në spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Comments