top of page
Writer's pictureEPost

Hetimi për publikimin e pagave, zbulohet personi që hyri në...


Hetimi për publikimin e pagava mujore të 637 mijë Shqiptarëve dhe shtetasve të huaj, të deklaruar si të punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është mbyllur me fazën e pyetjes së specialistëve dhe shefatve të IT në dy institucionet, Tatime dhe ISKSH.

Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe pokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave.


Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marë në pyetje për këtë çështje. Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin.


Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar. Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave,duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor.


Njëherësh dhe më autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore. Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar nga askush prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve Shqiptarë dhe të Huaj.


Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i Ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.

Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona.


57 views0 comments

Comments


bottom of page