Ish-zonja e Parë e Amerikës dhe njëkohësisht ish-Sekretare e Shteti amerikan, Hillary Clinotn ka humbur ditën e djeshme vëllain e saj Tony Rodham.
Këtë njoftim e ka bërë vetë Clinton përmes një postimi në Tëitter, ku e ka përshkruar të vëllanë me fjalët e ndjera duke shprehur nër të tjera se do të ndjejë edhe mungesën e madhe të tij.
“Ne e humbën vëllain tonë Tonin, natën e kaluar. Është e vështirë të gjesh fjalë, sot mendja ime është e mbushur me kujtime të tij. Kur ai hynte në dhomë, e ndizte atë me të qeshura. Ai ishte i ëmbël, zemërgjerë, burrë i mrekullueshëm për Megan dhe baba i Zach, Simon e Fiona. Do të na mungojë shumë”, ka shkruar Clinton.
コメント