IGJEUM ka bërë një parashikim të situatës në vend për sot dhe nesër. Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 14 Shkurt 2021 pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve, Drin dhe Buna.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 14) dhe nesër (e hënë, dt. 15) priten reshje të dobëta lokale në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt. 15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 0 / 7 °C; në vendet e ulëta: -3 / 6 °C; në vendet malore: -15 / -2 °C.
ERA
Sot pasdite ( e diel, dt. 14) dhe nesër ( e hënë, dt. 15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri të vendit deri e fortë.
Comments