top of page
Writer's pictureEPost

Instagram së fundmi me risi të re për të gjithë përdoruesit

Instagram së fundmi ka prezantuar në heshtje një aftësi të re që lejon përdoruesit të shtojnë tekstet kur ata ndajnë këngët në Storiet e tyre, duke përdorur ‘sticker’ muzikor.

Kjo është një veçori e cila varet nga disponueshmëria e tekstit për një këngë të veçantë të zgjedhur nga përdoruesi.

Përveç kësaj, ka një mundësi për të rregulluar se si tekstet do të duken në Storiet duke përzgjedhur fonte dhe dizajne të ndryshme. Tekstet që korrespondojnë me atë pjesë të zgjedhur të këngës do të shfaqen më pas në Storie kur shihen nga miqtë.

Gjithashtu, përdoruesit e tjerë të Instagram mund të dëgjojnë më shumë pjesë të këngës ose të gjejnë më shumë detaje rreth artistit duke klikuar tekstet.

Është pjesë e përpjekjes më të gjerë të Facebook për të ofruar përmbajtje muzikore nëpër shërbimet e tyre.


3 views0 comments

Comments


bottom of page