Manchester United ka hedhur poshtë ofertën e Interit për sulmuesin belg Romelu Lukaku. Që prej ardhjes së Conte-s futbollisti i ‘djave’ ishte kthyer në objektiv për zikaltërit, por anglezët duket se kanë qenë të pakënaqur nga ofertë e mbërritur nga Italia.
Sipas “The Sun” Manchester United ka refuzuar shkëmbimin me Perisic dhe një shifër të papërcaktuar për të lënë të lirë sulmuesin pavarësisht se ai nuk është zgjedhje e parë e trajnerit Solskjaer. Ky i fundit e ka bërë të qartë se kërkon të bëjë revulucion në skuadër dhe pak nga ajo që ka zbuluar është se Rashford do të jetë ‘bomberi’ kryesor, duke sfumuar Lukakun.
Po sipas këtij burimi thuhet se United nuk dëshrion të heqë dorë nga futbollisti pa një ofertë të kënaqshme që i afrohet 75 mln paundëve, në mënyrë që klubi anglez të marrë mbrapsht paratë e shpenzuara në verën e vitit 2017 te Everton.
Comments