"Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta..."
Në një status në Facebook, ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi thotë se bashkëshorti i ministres i ka kërkuar ndihmë Ilir Metës kur u kërcënua nga kryeministri Edi Rama. Floida Kerpacit Elisë, nga LSI nuk shpëton por të shpëton! Të kujtohet kur Salarjoni jot para se të zgjidhej Drejtor i Ujësjellësit të Fierit iu fal Ilir Metës në zyrë për t’i kërkuar ndihmë? Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSH-it dhe ai “Skënderbeu jot” të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë. Prandaj Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta. Kështu që Elisë, para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Salarjonin tënd. Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë
Comments