top of page
Writer's pictureEPost

Ishte zhdukur prej dy ditësh, gjendet trupi i pajetë i gruas, dyshohet se është...


Është gjetur trupi i gruas 48-vjeçare të zhdukur mëngjesin e 24 dhjetorit në Gruemirë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se gjate kërkimeve ditën e sotme, është gjetur në humnerën ku dyshohet se ajo është hedhur.

U desh ardhja e forcave RENEA dhe grupit të specializuar që të kryheshin kërkimet për gjetjen.

Pas kontrolleve të para, policia ka arritur të gjejë celularin e 48-vjeçares dhe një fletore në hyrje të një shpelle.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara. Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja." - bën me dije policia.

48-vjeçarja u largua nga banesa e saj mëngjesin e së premtes (24 dhjetor) dhe dyshohet se është vetëhedhur në greminë pranë zonës ku jetonte, në Malësi të Madhe.

Ndërsa denoncimi në polici është bërë nga personi me inicialet Sh.H., bashkëshorti i 48-vjeçares, i cili ka kërkuar ndihmë nga blutë e Shkodrës për të gjetur gruan e tij.


174 views0 comments

Opmerkingen


bottom of page