top of page
Writer's pictureEPost

Iu dogjën dy makinat në mes të Elbasanit/ Kush është gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishë

Gjatë mbrëmjes së djeshme dy makina janë përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se automjetet janë të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës.

Paraprakisht dyshihet se makinat janë djegur qëllimisht për shkak të detyrës së Vironit.




Por, kush është Arben Vironi? Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës, Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, pesë vite para afatit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2019 Arben Vrioni doli në Vetting ku nuk mundi të justifikonte dot pasurinë dhe u shkarkua nga detyra si gjyqtar. Vrioni u shkarkua nga Vettingu se nuk justifikonte 85 mijë dollarë. Që nga fillimi deri në fund të seancës, se vettingut Arben Vrioni paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit.


Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe

217 views0 comments

Comments


bottom of page