Teksa ka nisur këtë të dielë në kryeqytet vaksinimi i personalitetve mbi 80-vjeç, në ambientet e stadiumit “Air Albania” është paraqitur një i moshuar, 91 vjeç për të marrë vaksinën. Ai thotë që është personalitet pasi është Veteran i Luftës.
“Jam 91-vjeç. Kam ardhur për të bërë vaksinën. Edhe unë personalitet jam, jam veteran i luftës”, thotë i moshuari.
Siç shfaqet edhe në video, në momentin që tenton të hyjë në qendrën e vaksinimit has në barrierën e rojeve të sigurisë të cilët nuk e lejojnë të hyjë pavarësisht se u prezanton kartën e veteranit.
Comments