Ish-ministri Ylli Manjani, muajin qershor e ka cilësuar si muajin e rrenave. Ai i referohet fushatës zgjedhore që PS ka çelur zyrtarisht, duke i konsideruar ato që thuhen, jo të vërteta.
Manjani ironizon teksa thotë se duke qene se nuk kanë konkurrentë, i bie të rrejnë veten.
REAGIMI I MANJANIT:
Zyrtarisht ka filluar muaji i rrenave.
Sa shkolla, kopështe, çerdhe, rrugë, parqe, kënde lojrash e vende pushimi virtuale do ndërtohen, aq të mira paçim!
Mëqë kët radhë nuk kanë konkurrentë i bie që të rrejnë veten…
Rren i madhi e të vegjlit. Sa munden!
Ndërkohë që rrejnë për të ardhmen, rrjejnë më shumë sesa kanë kokën për ç’kanë bërë. Rrejnë për shkatërrimin e pronës private pa proçes, për pishat e shtrenjta e palmat e thara, për koncensionet e PPP kriminale, për varfërinë e papunësinë, për tenderat abuzivë, për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe së shpejti të Bibliotekës, për dëmin e parikuperueshëm të trashëgimisë historike e kulturore…
Si tha ai “i vogli” që ëndërron të bëhet i madh “me rregullat e KLSH sbëja dot asnjë punë. Por e shkela ligjin për ju…”
Rrejnë, vetëm rrejnë….
30 qershorin nuk e luan as rrena!
ความคิดเห็น