top of page
Writer's pictureEPost

Karantina thellon varfërinë/ Familjet më në nevojë kërkojnë ndihmë nga autoritetet

Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i punës në sektorin privat për shkak të koronavirusit ka bërë që shumë familje të varfra te vihen në vëshitrësi të madhe për të mbijetuar.

Një ndër këto familje është dhe ajo e Zabiko Likajt, e cila jeton në një banesë me qera së bashku me tre anëtarë të tjere, në hyrje të ish Kënetës në Durrës.


Zabikoja punon në një rrobaqepësi por për shkak të pezullimit të punës ajo nuk ka asnjë mundësi për të përballuar jetesën.

Për Zabikon, situata është bërë akoma më e vështirë, pasi me të prej disa ditësh jeton dhe kunata e saj, të cilën e kanë nxjerrë nga shtwpia, pasi nuk kishte mundësi të paguante qeranë.


Për ta e vetmja shpresë është ajo e një ndihme nga qeveria me qëllim që të përballojnë jetesën.

Në kushte të vështira jeton dhe 61-vjeçari nga Laçi, Mark Ndoji, banesa e të cilit është dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit.

I moshuari u bën apel autoriteteve vendore që ta ndihmojnë në këto ditë, pasi e ka të pamundur përballimin e situatës së izolimit.


80 views0 comments

Comments


bottom of page