top of page
Writer's pictureEPost

Kishin konflikte prej 1 viti, 60 vjecari e aksidenton per vdekje Mark Gjeten ...


MIRDITË– Ngjarja e rëndë, e raportuar si një aksident ditën e sotme në Mirditë, nuk është aspak e tillë. EPOST ka mësuar se 60-vjeçari Mhill Gega, ka marrë makinën për ta përplasur qëllimisht 68-vjeçarin, Mark Gjeta, pasi kishin konflikte prej një viti.

Të dy, kishin punuar në një ndërmarrje dhe sot janë përplasur sërish. Në konflikt e sipër, Gega ka marrë makinën dhe ka përplasur Gjetën, për pasojë, ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend.



Dyshja ishin shoqëruar shumë herë në polici, për shkak të konflikteve që kishin, por ngjarja e sotme, u raportua si një aksident. Tashmë Gega është në pranga dhe do të përballet me drejtësinë pas aksidentit të shkaktuar.



50 views0 comments

Σχόλια


bottom of page