Numri i të infektuarve me koronavirus në Korçë duket se po vjen duke u shtuar.
Raportohet se së fundmi në këtë qytet është konfirmuar si i infektuar edhe shoferi i ambulancës së Maliqit.
Shoferi ka pasur temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë arsye ka bërë edhe testin.
Fatkeqësisht ai ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në banesë deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ndërkohë, deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 në Korçë ka shkuar në 12.
Commenti