Krim në familje në Korçë. Mësohet se Gramoz Nako është vrarë nga kunati i Serefedin Zenellari, me një breshëri plumbash. Sherri nisi midis tyre pasi në banesën e Nakos, kunati grabiti 13 mijë euro.
Ky i fundit është vetëvrarë me armën e krimit sapo policia ka mbërritur në banesë për ta arrestuar.
Mësohet se para vrasjes ka pasur një përleshje mes viktimës dhe 71-vjeçarit, pasi në veshjen e Zenellarit janë gjetur shenja të grisurash.
Nako është babai i dy fëmijëve dhe prej vitesh kishte jetuar në SHBA.
Comments