Tre institucione, shërbimi sekret vendas antiterrori dhe prokuroria u vunë në kërkim të një të panjohuri i cili në fund të muajit janar la si dhuratë në hyrje të shërbimit informativ shtetëror një flamur amerikan dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Sipas burimeve pas një sërë veprimesh ku u përfshi edhe marrja në pyetje e rojës së Shish, si dhurues i flamurit amerikan u zbulua se ishte Luis Shyti , 32 vjeç nga një fshat i Tiranës. Bëhet me dije se shërbimi sekret ka kërkuar bashkëpunim me policinë për të rënë në gjurmët e personit në fjalë, i cili pas kërkimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u mësua se nuk ka asnjë ngarkesë kriminale dhe gjithashtu as rrezikshmëri shoqërore.
Sidoqoftë për të mbërritur në ketë konkluzion autoriteteve u është dashur ta mbajnë disa javë nën vëzhgim të riun derisa janë bindur se ketë veprim e ka bërë pa pasur qëllime të tjera veç dhuratës. Në përfundim burimet e TCH theksojnë se hetimi i mëtejshëm i SHISH dhe antiterrorit iu delegua për veprime shtesë prokurorisë që siç thekson në rrugë jozyrtare do të shpallë mos fillimin. Nuk ka vepër penale tha një burim jozyrtar ndaj çështja do të mbyllet.
Comments