Avokati i Dhomes se Avokatise ne Lezhe Gjergj Neli, eshte dhunuar nga policia per arsye ende te pa qarta. Ka qene zv/kryetarja e Dhomes se Avokatise Shaqe Marinaj e cila ka denoncuar dhunen e ushtruar ndaj Avokatit Neli.
Shaqe Marinaj ka kerkuar menjehere qe ndaj oficereve te policise te nis nje hetim ne ShCBA duke kerkuar sekuestrimin e kamera te sigurise per te pare me te qarte ngjarjen.
Shaqe Marinaj: Ka një denoncim për Gjergjin se ka përdorur ai dhunë ndaj policisë, por është e kundërta. Ai është vetëmbrojtur. Ata erdhën deri këtu dhe e kapën për zhelesh, e nxorrën jashtë. Në momentin që ai ka ardhur dhe ka dashur të shkojë në banjo, polici u fut brenda dhe tek dera kryesore ushtroi dhunë ndaj avokatit dhe ndaj meje.
Comments