Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 të rinj.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Corrushit”, ku një mjet tip “BMW’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur tre të rinj të moshave 18, 22 dhe 29 vjeç.
Ky është njoftimi i plotë i policisë: “
Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Comments