top of page
Writer's pictureEPost

Makina përfundon në humnerë, shoferi në gjendje të rëndë niset me urgjencë drejt Tiranes

Një automjet tip “Mitsubishi” ka përfunduar në kanal në lumin e Valbonës në Dragobi. Mësohet se automjeti është i firmës që po ndërton HEC Gener 2.

Drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës.



Burime për Fax News bëjnë me dije se drejtuesi automjetit është 29-vjeç me iniciale S.N dhe ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 11 të ditës së sotme.

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë.

Drejtoria e Policisë në Kukës ende nuk ka një komunikatë për ngjarjen

108 views0 comments

Comments


bottom of page