Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum.
Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë dhe janë përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Më pas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar për në spital të plagosurit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Comments