top of page
Writer's pictureEPost

Meta dekreton datën e re të zgjedhjeve.




Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet vendore, 13 tetorin. Presidenti tha se kishte marrë këtë vendim, pasi datë lidhej edhe me procesin e marrjes së vendimit nga ana e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.



“13 tetori u caktua për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. Nuk detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. Por ju garantoj se në zgjedhjet e 13 tetorit nuk do të ketë asnjë bashki që të mos ketë të paktën një kandidat alternativ”, tha Meta.



“Unë nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, por jam këtu për të bërë maksimumin që të shmangim një konflikt jo vetëm politik, por edhe shoqëror. Vendimi për të caktuar një datë të re është marrë pas mos pranimit të Kryeministrit për të ardhur në takim”.

6 views0 comments

Comments


bottom of page