Parlamenti ka miratuar me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit të nëntorit 2018 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Pas diskutimeve për disa orë, rezoluta u votua nga të gjithë deputetët e shumicës, por edhe nga radhët e opozitës parlamentare poati vetëm 7 vota kundër. Një kopje e kësaj rezolute iu është dorëzuar dhe ambasadorëve të BE dhe SHBA.
Në rezolutë, PS i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji për organizimin e zgjedhjeve, që ta konsiderojnë si inekzistent dekretin e Presidentit Meta, me të cilin ai shfuqizoi dekretin e mëparshëm ku 30 qershori caktohej si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Përmes saj, PS kërkon edhe mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore.
Ndërkohë presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të mbajë një tjetër konferencë për shtyp në orën 17:00.
Commenti