top of page
Writer's pictureEPost

Misteri i zhdukjes së italianit, dyshohet se u përfshi në trafikun e drogës



Konflikti për shkak të trafikut të lëndëve narkotike është pista e re, ku policia po heton lidhur me zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Këto verifikime pritet që të ndryshojë rrjedhën e hetimeve të deritanishme, pasi dyshohet që Pecorelli të jetë i përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.Burimet policore shprehen se tashmë po hetohen të gjitha pistat, për të zbuluar misterin e zhdukjes pa gjurmë të 45-vjeçarit.

Ndërkohë, ende nuk ka ardhur përgjigjja nga eskpertiza e AND për eshtrat e gjetura në automjetin e marrë me qira nga biznesmeni, mjet që u gjet i djegur në zonën e Pukës.

Para pak ditësh, eshtrat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Itali për të vërtetuar nëse ato i përkasin, apo jo Pecorellit.

Më 6 janar Davide Pecorelli humbi kontaktet familjarët e tij, ndërsa automjeti që ai kishte marrë me qira në Rinas u gjet i djegur bashkë me një trup të pajetë në Gjegjan të Pukës, e që dyshohet të jetë I tij.

4 views0 comments

Kommentare


bottom of page